Mbrëmjen e sotme në “Love Story 2” u transmetua takimi i Kristit me Kristinën. Dyshja shkuan në një sallë masazhi, ku Kristina zbuloi pasionin e saj për këtë fushë.
Ajo masazhoi Kristin, i cili e ngacmoi dhe me tema seksuale.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Kristina: E kam shumë pasion dhe kam dashur shumë që të vazhdoj për fizioterapi.
Kristi: Çfarë vetish pozitive ka për mua për shembull?
Kristina: Qarkullon gjakun, të bën të mendosh më qartë dhe të bësh zgjedhjen e duhur, ndihesh i lumtur.
Kristi: Ka problem, për shembull klientë leshatakë shumë, domethënë që të bëhet ty si problem?
Kristina: Zakonisht është okey. Mos rri fare në siklet sepse kam parë edhe më keq.
Kristi: Po tensionet seksuale në masazh si i përjeton ti sepse besoj do apo s’do ka gjithmonë?
Kristina: Kur shtrihet një person, e shikoj vetëm nga ana e anatomisë?
Kristi: Pra, je e shkëputur plotësisht?
Kristina: Po, aty jam në botën time, thjesht bëj masazhin.
Kristi: Se tani s’do atë anën kafshërore që kam dhe tani dalëngadalë po del…
Kristina: Tani po del për masazhin apo këngën?
Kristi: Për masazhin, këngën e kam harruar fare. Në fakt po ndjej shumë tension seksual dhe duhet të ndalosh sepse duhet akull.
Kristina: Unë vetëm vaj kam.