Që në dyshimet e para për lidhjen e deri më sot, Arbenita dhe Fero janë kthyer në çiftin më të përfolur shqiptar. Dedikimet që i kushtojnë herë pas here njëri-tjetrit i bëjnë edhe më të dashur për fansat.
Secili është i suksesshëm në fushën e tij, por fatkeqëshisht janë larg njëri-tjetrit për shkak të karrierës. Arbenita është një modele mjaft e njohur për kopertinat ndërkombëtare ndërsa Fero ndër reperat me të suksesshëm shqiptarë.
Në një foto te publikuar në InstaStory Arbenita shpreh mallin që ka për të dashurin e saj.
“Më ka marrë malli, si e çmendur”, shkruan modelja.