Janë apo jo në një lidhje?! Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli duket sikur duan vetëm të bëjnë... (FOTO) - AlpeGossip
Janë apo jo në një lidhje?! Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli duket sikur duan vetëm të bëjnë… (FOTO)

Janë apo jo në një lidhje?! Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli duket sikur duan vetëm të bëjnë… (FOTO)

Nuk është hera e parë që kur një vajzë e një djalë luajnë një film, këndojnë një këngë apo prezantojnë një emision, vrapojmë t’i bëjmë të lidhur. Histori e vjetër sa bota kjo. Të fundit që po përfliten janë një çift prezantuesish. Kelvi dhe Dojna, të Pop Culture në Top Channel kanë ca kohë që po notojnë në renë e thashethemeve të një lidhjeje të supozuar më së shumti nga media ca për traditë e ca sepse edhe ata të dy e kanë ushqyer lojën.

Në fillim me ca foto provokuese që nuk ngjajnë shumë si mes kolegësh por që nuk mjaftojnë as për të vënë vulën se ata janë çift, e pastaj me lojën tërhiqe mos e këput sa herë që nëpër intervista i kanë pyetur për njëri-tjetrin. Herë duke thënë jemi miq, pastaj se jemi në një lidhje të përditshme, pastaj se puthemi edhe jashtë kamerave dhe të fundit sapo e tha Dojna kur e pyetën për Kelvin.

Jemi shumë shumë miq po se çfarë kemi ne mes vetes është tjetër pastaj, tha Kelvi para ca javësh në Thumb. Pikërisht atë “tjetrën” që duan portalet aq shumë të dinë, Kelvi dhe Dojna e mbajnë varur për bukuri. Tamam ashtu siç duhet për të krijuar rreth vetes tymnaja vëmendjeje, që nuk të lënë të biesh në harresë, edhe pse mund të jesh i zoti sat ë duash në ekran, pak garniturë rozë asnjëherë nuk bën dëm kur e përdor siç duhet. Për sa kohë që s’kanë thënë as po as jo, përherë dikush që do t’i pyesë për këtë “lidhje” dhe projektorët do kthehen automatikisht drejt tyre. Ka mundësi që ata edhe të mos jenë hiç të lidhur. Por kjo as që iu intereson fare. Kelvi dhe Dojna e dinë mirë kush shet. Dhe një histori dashurie është përherë bursa më e mirë në tregun e trazuar të shoëbizit, që të dy po e driblojnë shumë mirë.