“Pasha Jetën”, kalon pritshmërit për Capital T dhe Majkun – AlpeGossip
“Pasha Jetën”, kalon pritshmërit për Capital T dhe Majkun

“Pasha Jetën”, kalon pritshmërit për Capital T dhe Majkun

Hip hop yjet, Majk dhe Capital T kanë publikuar projektin e ri të tyre para tri javësh.

Por, ende pa u bërë një muaj i plotë, suksesi i këngës “Pasha Jetën” është i padiskutueshëm.

I nisur nga menaxheri Dekorim Sahiti, projekti mori jetë nga dy artistët që nuk janë të të njëjtit label, por që u bashkuan për një hit që tash ka bërë 10 milionë klikime.

“Pasha Jetën” është punuar nga Cricketi në tekst të Capital T dhe Majk.

Klipi është punuar nga Imagine Films në regji të Elena Kelmendit.

Majk pritet të publikojë së shpejti projekte të reja, teksa Capital T tashmë ka konfirmuar klipin e ri që do të publikohet shumë shpejt.

Dy reperët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën.