“BABAI DONTE MË SHUMË ALKOOLIN SE MUA”/ Prezantuesja e famshme rrëfen fëmijërinë e vështirë – AlpeGossip
“BABAI DONTE MË SHUMË ALKOOLIN SE MUA”/ Prezantuesja e famshme rrëfen fëmijërinë e vështirë

“BABAI DONTE MË SHUMË ALKOOLIN SE MUA”/ Prezantuesja e famshme rrëfen fëmijërinë e vështirë

Michelle Hunziker ka dhënë një intervistë pa rezerva për fëmijërinë e saj të vështirë dhe vuajtjet për faj të të atit i cili ka qenë i alkoolizuar.

Ajo shprehet se nuk e ka ndjerë kurrë dashurinë e tij por shihte vetëm anën e tij agresive, pasi filloi alkoolin.

Megjithatë ikona e ekranit italian, e pranoi se pavarësisht gjithçkaje ajo ka qenë gati për ta falur të atin dhe për ta mbrojtur para të gjithëve nëse ai do të ishte pranë saj.

“Kur je fëmijë nuk ke mundësi t’i kuptosh prindërit. Një ditë kuptova, që edhe pse nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait, sepse ai më qëndronte ftohtë, pinte, thyente gjithçka që i dilte para, kur prindërit u ndanë, prisja që ai të më merrte, të më telefononte, por për shkak të alkoolit më harroi. Unë prisja me çantën në shpinë për orë e orë të tëra që ai të vinte të më merrte nga shkolla, se mbase kthehej një ditë dhe e mbroja para të gjithëve.

Një ditë nëna më tha: ‘Babai yt nuk do t`ia dalë kurrë, ai është i alkoolizuar’. Unë nuk doja ta pranoja dhe u zemërova me babain, sepse mendova: Ai do më shumë alkoolin sesa mua. Nëna ime kishte punuar shumë vite edhe për të, se ai ishte një nga ata të alkoolizuar që nuk e pranojnë kurrë se janë të tillë dhe kjo është edhe më e keqe. Ishte një burrë i mrekullueshëm, me një shpirt e zemër të madhe, por që ndryshoi shumë kur filloi të pinte. U bë agresiv”, rrëfeu Michelle.

Jeta e saj ndryshoi kur njohu dhe u dashurua pas Eros Ramazzotti-t. Ajo e kujton atë periudhë si një “kohë përrallash”, që arriti kulmin me lindjen e vajzës, Aurorës. Megjithëse edhe kjo lumturi me Erosin s`do të zgjaste shumë. Lumturinë e vërtetë e rigjeti kur në jetën e saj hyri Tomaso Trussardi.

“Ai më jep siguri dhe siguria është shumë e rëndësishme të jetë. Njeriu duhet të gjejë dikë me të cilin dëshiron të ecë”, tha Michelle.