Marina Fara nxjerr zbuluar Fjorentinën, ish-banorja e lidhur me menaxherin e njohur – AlpeGossip
Marina Fara nxjerr zbuluar Fjorentinën, ish-banorja e lidhur me menaxherin e njohur

Marina Fara nxjerr zbuluar Fjorentinën, ish-banorja e lidhur me menaxherin e njohur

Pas ndarjes nga Olsi, Fjorentina ka qenë çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes e sidomos kur pak kohë më parë deklaroi se është në një lidhje.

Ish-banorja deri më sot ka preferuar ta mbajë sekret kush është partneri i saj, por Marina Fara e ka nxjerrë zbuluar.

Vajza super seksi e showbizit ka postuar një foto ku ndodhet në shoqërinë e menaxherit të njohur, Xhani Demika dhe Fjorentinës e cila është ulur në prehrin e këtij të fundit dhe duart i kanë të bashkuara.

Kaq është dashur që të nisin aludimet se Xhani dhe Fjorentina janë në njè lidhje duke qenë se kohët e fundit ata janë parë shpeshherë bashkë edhe nëpër dreka e darka. Megjithatë si qëndron e vërteta mbetet të shihet.