Xhensila Pere akoma e dashuruar me ish-banorin e ‘Big Brother’? Ja detaji që i thotë të gjitha – AlpeGossip
Xhensila Pere akoma e dashuruar me ish-banorin e ‘Big Brother’? Ja detaji që i thotë të gjitha

Xhensila Pere akoma e dashuruar me ish-banorin e ‘Big Brother’? Ja detaji që i thotë të gjitha

Xhensila Pere pavarësisht se është një modele e njohur në Shqipëri, arriti të fitojë më shumë famë me hyrjen e saj në ‘Big Brother’. Gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë ‘reality show’ Xhensila krijoi dhe një lidhje me një konkurrent tjetër, Fatjonin. Edhe pse dukej se të dy kishin një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin, pas daljes nga ‘Big Brother’ mbaroi dhe historia e tyre e dashurisë. Që prej ndarjes Xhensila dhe Fatjoni nuk preferuan të flasin më për njëri-tjetrin, por në nëntor të vitit të kaluar e ftuar në një emision Xhensila tha se e kishte shijuar shumë lidhjen me Fatjonin dhe nuk ishte penduar për asgjë.

 

Dhe mesa duket Xhensila nuk po mundet ta lërë pas të shkuarën. Në ‘Instagram’-in e saj ajo ka postuar një video ku duket me një gotë vere në dorë dhe në sfond është kënga ‘Më fal’ e Elvana Gjatës. Këtë video Xhensila e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Për cilin F jeni duke pirë?!” E duke qenë se po afron dita e të dashuruarve, ndoshta edhe Xhensila po rikujton edhe njëherë lidhjen e saj të dashurisë me Fatjonin. /revistawho.com