Sapo Khloe Kardashian u largua nga shtëpia, Tristan Thompson merr sërish në prehër “dashnoren” – AlpeGossip
Sapo Khloe Kardashian u largua nga shtëpia, Tristan Thompson merr sërish në prehër “dashnoren”

Sapo Khloe Kardashian u largua nga shtëpia, Tristan Thompson merr sërish në prehër “dashnoren”

Menjëherë sapo Khloé Kardashian u zhvendos në Los Angeles për të qënë pranë familjes, Tristan Thompson i është rikthyer zakonit të vjetër. Basketbollisti i Cleveland i ka hapur dyert e shtëpisë dashnores së tij Lani Blair, pak orë pasi Khloe u largua së bashku me True Thompson për të qënë pranë familjes Kardashian.

“Lani është shumë e lumtur që Khloe u largua nga Cleveland sepse e ka shtëpinë e Tristanit të gjithën për vete. Ajo ndihet si në shtëpi dhe është e lumtur që Khloe do të jetë larg për një kohë të gjatë. Të paktën këtë i ka thënë Tristan” – shprehet një burim për “In Touch”.

Khloe dhe Tristan janë përpjekur të rifitojnë marrëdhënien e tyre të dashurisë, pavarësisht faktit se basketbollisti vazhdon të flirtojë me dashnoren e tij.

 

Një ditë përpara se Khloe Kardashian të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, u publikuan video ku partneri i saj shfaqej me tre femra të tjera duke e tradhëtuar, si dhe shfaqej duke hyrë në hotel me Lani Blair.