Dy aktorët e njohur turq, Ayca Aysin Turan dhe Cagatay Ulusoy janë duke u marrë me xhirimet e një filmi të ri. Dyshja janë në rolet protagonist, ku luajnë si një çifti i dashuruar. Pjesë e xhirimeve të tyre ishte edhe një skenë dashurie, e cila thuhet se është diçka më shumë nga çfarë jemi mësuar të shohim në prodhimet turke.
Lidhur me këtë skenë kanë reaguar të dy aktorët, të cilët janë shprehur se pavarësisht vështirësive ky moment është realizuar me profesionalizëm.
“Skena është e paparë. Do të mahniteni. Të dy jemi profesionistë dhe nuk e patëm aspak problem xhirimin e saj. U përpoqëm të tregojmë atë çka ndodh në jetën reale me një çift të ri. Nuk është një skenë shumë e zgjatur, por është mjaftueshëm për të mbetur në memorien e gjithkujt,” u shpreh ‘Sarp’.
“Ne jemi profesionistë dhe kemi bërë vetëm punën tonë, askush s’na detyroi dhe jam e bindur se ka dalë diçka e bukur” – u shpreh aktorja.
Pas këtyre deklaratave publiku turk është shprehur se tashmë ka ardhur koha që të gjihë të mësohen me këto skena.