“GJETA 12 MESHKUJ LAKURIQ NË 12 TË NATËS…”/ Moderatorja e njohur habit me rrëfimin – AlpeGossip
“GJETA 12 MESHKUJ LAKURIQ NË 12 TË NATËS…”/ Moderatorja e njohur habit me rrëfimin

“GJETA 12 MESHKUJ LAKURIQ NË 12 TË NATËS…”/ Moderatorja e njohur habit me rrëfimin

Një ndër të ftuarit e emisionit “Opinion” ka qenë edhe moderatorja e njohur Alma Çupi e cila ka rrëfyer një eksperiencë të pazakontë që i ka ndodhur në llixhat e Bënjës.

Alma Çupi: Më ka ndodhur një eksperiencë shumë interesante natën. Pas orën 12 të natës shikoj një autobus në llixhat e Bënjës dhe kishin hapur çadrat. Shkoj tek llixhat dhe shikoj 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh (qesh) dhe unë ngela, ishim me shoqërinë tonë dhe në momentin që do futeshim, dalin të gjithë nga uji dhe ishin të gjithë lakuriq. Kishin vënë dhe qirinj rreth llixhës.

Blendi Fevziu: Paske ndezur qirinj një ditë më parë më duket në kishë.

Alma Çupi: Realisht nuk e prisja dhe ka shumë turistë të huaj që shkojnë lahen natën dhe bëjnë një lloj plazhi të tillë të lirë.

Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se para pak muajsh moderatorja dhe e bija kanë qenë të ftuara në studion e Rudina Magjistarit ku kanë folur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën dhe si ka ndikuar distanca mes tyre tashmë që janë larg. Arba ka treguar se largësia i ka bërë ato edhe më të afërta me njëra-tjetrën. Përsa i përket prindërimit, Alma Çupi tregon se e ka këshilluar gjithmonë vajzën e saj gjatë adoleshencës që të njihej me djem të moshës së saj dhe kurrësesi më të mëdhenj se vetja.

Rudina Magjistari: Për miqësitë e tua, për ndonjë shok flet me mamin?

Arba: Po, flasim shumë hapur me njëra-tjetrën. Mami më ka mbështetur gjithmonë dhe e di që është jeta ime, që janë zgjedhjet e mia, që është shoqëria ime dhe jeta ime private.

Rudina Magjistari: Kështu që mami bën shoqen në këto momente, jo mamin në këto biseda.

Alma Çupi: Unë e kam mbështetur në zgjedhjet që ka bërë, natyrisht kam dhënë ato këshillat e mia. Kur ka qenë më e vogël, adoleshente i kam thënë mund të kesh lidhjet e tua, por kurrsesi me një njeri më të madh se vetja. Mundësisht ta kesh moshatar, brenda shkollës që të eksploroni njëri-tjetrin. Domethënë nuk e kam pranuar që të lidhet me dikë më të madh se vetja.

Kjo ka qenë pjesa e adoleshencës që isha pak më këmbëngulëse, ndërsa tashmë është e rritur dhe nuk kam pse t’i jap më këshilla. Të bëjë zgjedhje për dëshirën e vetë dhe jo e detyruar, kjo ka qenë preokupimi më i madh, ndaj kam punuar fort që Arba çdo zgjedhje që ta bëjë, ta bëjë se do ta bëjë dhe jo e detyruar për të bërë një kompromis, apo se i mungojnë paratë apo ku di unë. E kam rritur në atë gjë që të bëjë atë zgjedhje që do.