“Kishte orë që kishte vdekur”/ Zbulohen detajet rrënqethëse të vdekjes së reperit Mac Miller (FOTO) – AlpeGossip
“Kishte orë që kishte vdekur”/ Zbulohen detajet rrënqethëse të vdekjes së reperit Mac Miller (FOTO)

“Kishte orë që kishte vdekur”/ Zbulohen detajet rrënqethëse të vdekjes së reperit Mac Miller (FOTO)

Reperi Mac Miller humbi jetën në banesën e tij mbrëmjen e 7 shtatorit, si pasojë e një ataku kardiak shkaktuar nga një mbidozë droge.

“TMZ” ka bërë të ditur se trupi i pajetë i reperit është gjetur në dhomën e tij disa orë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Burime për “TMZ” janë shprehur se ai kishte vdekur shumë kohë përpara se policia të mbërrinte në banesën e tij. Shtëpia e të ndjerit thuhet se është “pastruar” në mënyrë që të mos ketë prova për përdorimin e drogës dhe u gjet vetëm një sasi e vogël pluhuri të bardhë në shtëpinë e Miller. Policia ka nisur hetimet tek një festë që Mac organizoi një ditë përpara tragjedisë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ndërkohë që ka përfunduar autopsia e trupit të reperit Mac Miller, por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

“Autopsia përfundoi dhe shkaku i vdekjes nuk ka dalë akoma, jemi në pritje të analizave shtesë,”-tha Sarah Ardalani, zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos.