Melania nuk mund të pranojë këshilla nga Michelle/ Donald Trump nuk e lejon – AlpeGossip
Melania nuk mund të pranojë këshilla nga Michelle/ Donald Trump nuk e lejon

Melania nuk mund të pranojë këshilla nga Michelle/ Donald Trump nuk e lejon

Në shënimet biografike Michelle Obama ka zbuluar se i ka ofruar ndihmën e saj Melania Trump për ta këshilluar në lidhje me punën si zonjë e parë e SHBA-ve. Por në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, Michelle ka treguar se Melania nuk ka pranuar asnjëherë dhe ka një arsye të fortë pas kësaj.

Një burim ka rrëfyer ekskluzivisht për ‘Hollywood Life’ se zonja e parë aktuale ka shumë dëshirë të mësojë diçka nga Michelle, por ajo e di se kjo nuk do t’i pëlqente aspak bashkëshortit të saj, Donald Trump. “Michelle dhe Melania nuk flasin me njëra-tjetrën kur shihen në evente të ndryshme.

Melania e di që Donald nuk do e aprovonte miqësinë e saj me ish-zonjën e parë dhe ai as nuk ka besim te familja Obama”, – ka thënë ky burim. Megjithatë Melania ja ka dalë mbanë ta kryejë më së miri detyrën si zonjë e parë, sepse ka një skuadër të tërë që kujdeset për punët e saj