Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani bëjnë paqe? Këngëtaret hedhin hapin e rëndësishëm (FOTO) - AlpeGossip
Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani bëjnë paqe? Këngëtaret hedhin hapin e rëndësishëm (FOTO)

Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani bëjnë paqe? Këngëtaret hedhin hapin e rëndësishëm (FOTO)

Këtë të enjte Anxhela Peristeri mban koncertin e saj të parë recital të titulluar “Reflektim”. Ndërsa vetëm një ditë na ndan nga koncerti, që do të mbahet në Qendrën Kulturore te Katedralja Ortodokse, mësohet një detaj me rëndësi.

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare zbuloi se, kishte ftuar të performonin krah saj disa artistë, Offchestra-n, Erik Lloshin dhe Elhaida Danin.

Ndoshta çuditeni që në listë është edhe kjo e fundit, pasi mes dy këngëtareve pati hatërmbetje vitin e kaluar, kur Anxhela fitoi çmimin e parë te “kënga Magjike”, ndërsa Elhaida të dytin.

Gjërat tani mes të dyjave duket se janë rikthyer si më parë, ndërsa burime për “Blitz” tregojnë se Anxhela dhe Elhaida do të këndojnë bashkë hitin “Prapë do t’i lutem”.

E veçanta tjetër është se në këtë mënyrë Anxhela do të realizojë duetin e saj të parë me një femër.