VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 5 fashion blogeret që duhet të ndiqni patjetër në Instagram – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 5 fashion blogeret që duhet të ndiqni patjetër në Instagram

VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 5 fashion blogeret që duhet të ndiqni patjetër në Instagram

Nëse do thosha që nuk ndjek asnjëblogere në Instagram apo rrjete të tjera, sigurisht që do gënjeja. Edhe unë, si të gjitha vajzat, kam të preferuarat e mia, nga të cilat marr ngacmimin e parë; edhe pse mbështes fort mendimin, që ai që e ka stilin brenda vetes, nuk gabon kurrë. Gjithsesi, nevoja për disa duartrokitje virtuale është gjithmonë e nevojshme dhe ne na pëlqen fakti i një pëlqimi apo komenti pozitiv. Këtë herë, unë kam përzgjedhur 5 fashion blogere, të cilat gjithmonë më ngacmojnë fantazinë e më bëjnë të zbraz dollapin e disa herë edhe të marr vrapin për të bërë ndonjë blerje që siç i quaj unë, një investim i vogël.

Olivia Palermo, për të cilën edhe po të më bënin ndonjë  kuiz, besoj se nga 10 përgjigje,9 do t’i kisha të sakta. Emri i saj u bë i njohur menjëherë pas një programi televiziv. E që nga ai moment, ajo cilësohet si një nga femrat më me stil në botë, duke fituar edhe çmimin si mbretëresha e streetstyle-it në vitin 2014. Dallohet për sharmin, elegancën dhe për përzgjedhjen e veshjeve duke mos gabuar asnjëherë e duke u shndërruar në ikonën e stilit glamour dhe urban, në të njëjtën kohë.

Ajo që e bën të veçantë për mua është loja e bukur që bën me stile të ndryshme. Aty ku e sheh me një veshje sportive, do të jetë aksesori, ai që bën thyerjen duke e transformuar veshjen nga sportive në elegante ose dhe e kundërta.Mendoj që Olivias i rrinë mirë të gjitha stilet. Ndoshta, çelësi i suksesit të saj është pikërisht ky.

Atlantic Pacific, kështu quhet faqja e Instagramit të Blair Eadie. Nëse i doni vërtetë ngjyrat dhe guxoni t’i mbani ato, e sigurt që Blair do të jetë e duhura për ju. Kombinime nga ato që nuk ju ka shkuar kurrë mendja, guxim në tjetërsimin e stileve e lojë me aksesorët. Stili i saj mund të quhet elegant, romantik, shumëngjyrësh dhe paksa retro, duke nxjerr në pah pjesën femërore, që e karakterizon.

Blair është nga ato vajza që e ka nisur karrierën si drejtoreshë shitjesh në një nga brendet e njohura amrikane,ToryBurch e tashmë po ndërton kompaninë  e saj në lidhje me modën.

Një tipar tjetër që e dallon atë është dhe pasioni që ka për ngjyrat e thonjve : çdo veshje duhet të jetë në harmoni me ngjyrën e thonjve. Më kot nuk e kanë cilësuar si mbretëresha e ngjyrave.

Gal meets Glam – Një tjetër amerikane e quajtur Julia Hengel ose e cilësuar si vajza COLOR PINK, po aq e ëmbël, por akoma më romantike se Blair. Në faqen e saj dominon ngjyra rozë pastel, aq dhe sa shtëpinë e saj fermë në Karolinën e Jugut e ka në këto nuanca. Julia është dhe një nga blogeret që udhëton shumë nëpër botë, duke na treguar dhe vende të mrekullueshme e duke na i shoqëruar fotot e bukura me fustanet e saj elegante.

Që nga viti 2011, ajo ka kompaninë e saj të veshjeve e duke qenë një fanse e filmave të vjetër mundohet që këtë linjë ta mbaj si në stilin e saj, ashtu dhe në atë që ajo krijon për klientët.

Style Plaza – Anna Sofia. Një nga stilet që vërtetë e adhuroj është ai skandinav. Ngjyra të lehta deri në trende të papara ndonjëherë, po ku bie më shumë në sy minimizimi i gjërave. Stili skandinav do ta përkufizoja me togfjalëshin less is more.

Nga grupi i këtyrë vajzave skandinave, unë kam përzgjedhur Anën, një 30 vjeçare, e cila jeton në Helsinki dhe që dallohet për një stil të thjeshtë e të pastër. Motoja e saj është të ndërthur rregullat e stilit nordik me atë parisien, duke i dhënë më shumë rëndësi cilësisë sesa sasisë. Nëse do ta ndiqni do vini re se ajo përdor shumë triko e bluza kashmir, të cilat i kombinon me xhinse, e duke ruajtur stilin minimalist nordik.

Ranti Onayemi – Blancharde lindur në Nigeri. Profesioni i saj është arkitekte, por ajo bie në sy për një stil unik dhe fati i saj më i madh është që i shoqi është dhe fotografi i blogut të saj.Ajo që e bën të veçantë është përdorimi i vazhdueshëm i ngjyrës kamel. Stili i saj është elegant dhe shik, ku në të shumtën e rasteve bien në sy prerjet asimitrike të xhaketave apo pantallonave që ajo mban më shumë, duke e futur paksa veten në stilin mashkullor.