Aktori i njohur Gaz Paja është shumë i rezervuar për sa i përket jetës private dhe kur gjejmë ndonjë detaj nga kjo e fundit, duket sikur është bërë ndonjë zbulim.
Aktori i “Portokallisë” doli zbuluar në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku me të dashurën, një vajzë bionde simpatike e cila e shoqëronte. Më pas Gazi është kapur mat dhe nga paparacë të ndryshëm duke u puthur me “të bukurën e dheut” e tij, siç e quan dhe vetë aktori në intervista kur flet për personin e zemrës, por pa ja zbuluar identitetin.
AlpeNews.al ka zbuluar se ajo quhet Ira Seferi. Dje në mbrëmje paparaci i AlpeNews.al ka fotografuar Gaz Pajën dhe të dashurën e tij duke kaluar një mbrëmje pranë njëri tjetrit në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut!/AlpeNews.al/