PAGUHEN 1500 EURO NË JAVË? Ish-banori i shtëpisë së BB VIP: E them me plot bindje… – AlpeGossip
PAGUHEN 1500 EURO NË JAVË? Ish-banori i shtëpisë së BB VIP: E them me plot bindje…

PAGUHEN 1500 EURO NË JAVË? Ish-banori i shtëpisë së BB VIP: E them me plot bindje…

Prej disa muajsh, reality show i shumëpritur “Big Brother” ka gozhduar para ekranit publikun shqiptar. Kësaj radhe erdhi në një format paksa ndryshe nga herët e tjera, pasi banorët e saj janë personazhe të njohur të ekranit.

E teksa është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, publiku komenton çdo gjë që ka lidhje me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”. një ndër to është edhe thashetheme se ata paguhen për prezencën e tyre.

Qëndrimi brenda shtëpisë, izolimi për muaj të tërë, si dhe monitorimi i paevitueshëm për 24 orë nga kamerat, është thënë se është shpërblyer duke i paguar ata me shifra relativisht të mëdha. Bëhet fjalë për një shpërblim me 1500 euro në javë.

E pikërisht lidhur me këtë çështje, ka folur ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku është pyetur nëse kjo teori për shpërblimin e banorëve është e vërtetë.

Këngëtari i njohur është përgjigjur duke e mohuar këtë dyshim dhe theksoi se thashethemet nuk ishin të vërteta.

“Jo, jo unë por askush dhe këtë e them me plot bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”, ka zbuluar Valoni.