NUK I MBAN DOT LOTËT/ Ja çfarë e emocionoi kaq shumë Beatrix Ramosajn (VIDEO) – AlpeGossip
NUK I MBAN DOT LOTËT/ Ja çfarë e emocionoi kaq shumë Beatrix Ramosajn (VIDEO)

NUK I MBAN DOT LOTËT/ Ja çfarë e emocionoi kaq shumë Beatrix Ramosajn (VIDEO)

Ajo mori një vëmendje të madhe teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u komentua shumë për shkak se vendosi që të krijonte një lidhje dashurie me Donald Veshajn.

E kuptuat se është fjala për Beatrix Ramosajn, e cila edhe tani që reality show ka përfunduar, ajo vijon që të marrë herë pas here vëmendjen e të gjithëve.

Romanca mes aktorit të humorit dhe këngëtares së njohur nuk zgjati pas mbarimit të BB VIP, e ndjekësit në rrjetet sociale kanë komentuar si pozitivisht ashtu edhe negativisht për të dy.

Por duket se Trixa ka një mbështetje të madhe nga fansat e saj besnikë, të cilët e kanë surprizuar së fundmi.

VIDEO

Këngëtarja e dashur për publikun, e cila numëron mbi 678 mijë ndjekës në llogarinë e “Instagram”-it ka marrë një dhuratë të bukur nga fansat që e ka emocionuar shumë.

Në videon që shpërndau ajo shihte teksa hap dhurata ku gjendet një buqetë me lule disa dhurata të tjera dhe një letër dedikuar asaj. Beatrix falënderoi fansat për dashurinë duke thënë se ndahet e bekuar dhe e ka të mbushur zemrën plotë për shkak të tyre.

Nuk i mban dot lotët, ja çfarë e emocionoi kaq shumë

“Fjalët nuk mund të shprehin sa e bekuar ndihem që kam fansa kaq besnikë. Kur isha në nivelin më të ulët, fansat e mi ishin engjëjt e mi.

Ju dua shumë. Bota ime është më e bukur sepse ju jeni në të.

Zemra ime është e mbushur tani. Faleminderit nga thellësia e zemrës për çdo minute të kohës tuaj që më dedikoni mua dhe të gjithë dashurinë pa kushte që më dhuroni!

Ju dua tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e videos në të cilën shihet e përlotur dhe e emocionuar.