“E BËRA MADAM PO PASTAJ…”/ Mozzik thumbon Loredanën në mes të koncertit? – AlpeGossip
“E BËRA MADAM PO PASTAJ…”/ Mozzik thumbon Loredanën në mes të koncertit?

“E BËRA MADAM PO PASTAJ…”/ Mozzik thumbon Loredanën në mes të koncertit?

Historia e Mozzik dhe Loredanës me ndarjet dhe ribashkimet ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar në kryefjalën e publikut dhe mediave.

Ish-çifti i cili kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, janë edhe prindër të një vajzë të quajtur Hana.

Së fundmi Mozzik duket se ka thumbuar publikisht reperen në një nga koncertet e tij.

Teksa performonte reperi nga Ferizaj u shpreh se njëherë e ka bërë ‘Madam’ por më pas për një kohë të shkurtër ‘Lakmitare’. Dhe pse nuk përmendi asnjë emër, fansat janë të sigurt që Mozzik hodhi një kunjë ndaj Loredanës.

“E bëra madam po pastaj pas një kohe të shkurtër. Ja bëra edhe një këngë tjetër, një këngë dëgjoje”,- shprehet reperi.

Kujtojmë se pas projektit muzikor ‘Heart Attack’ i cili u kthye menjëherë në hit, Noizy dhe Loredana u përfolën për një romancë mes tyre.

Kjo për faktin se dy artistat janë shfaqur shpesh herë së bashku, duke lënë të aludohet për një raport mes tyre. Së fundmi Loredana realizoi dhe një pyetësor me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar artistes pyetje nga më të ndryshmet

Sigurisht që në mes tyre nuk do të mungonte dhe një në lidhje me Noizyn. Një ndjekës e ka pyetur Loredanën se çfarë është reperi për të.

“Noizy për ty është?”- e pyet ndjekësi.

“Një shok që smund ta zëvendësoj askush”– përgjigjet reperja duke i vendosur kështu ‘kapakun’ spekulimeve se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Sakaq disa kohë më parë u përfol se Loredanaq ishte dhe arsyeja përse Noizy dhe Mozzik kanë prishur raportet e tyre.

Por Noizy theu heshtjen dhe foli në lidhje me atë që ka ndodhur mes tij dhe Mozzik. I ftuar disa kohë më parë në emisionin “Ditë pas Dite”, reperi tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy.