MEGHAN DHE KATE ARMIKE? Vjen reagimi i Buckingham Palace - AlpeGossip
MEGHAN DHE KATE ARMIKE? Vjen reagimi i Buckingham Palace

MEGHAN DHE KATE ARMIKE? Vjen reagimi i Buckingham Palace

Që pas publikimit të lajmit se Meghan Markle dhe Princi Harry do të shpërngulen në Frogmore Cottage në Windsor, janë rritur thashethemet se vendimi ka ardhur për shkak të tensioneve familjare.

Më së shumti përflitet për një mosmarrëveshje mes Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Por Buckingham Palace në një deklaratë të rrallë ka reaguar ndaj thashethemeve se dukeshat janë armike me njëra-tjetrën.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë,”-tha Buckingham në një deklarartë për The Sun.

Gjatë një feste zyrtare në Leicester këtë javë, Kate u shpreh e lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së Meghan dhe Harry.

“Është një periudhë kaq speciale për të pasur fëmijë të vegjël. Dhe tani një kushëri për George, Charlotte dhe Louis,”-tha Dukesha Kate.