DILEMA VESHJESH GJATË SHATZËNISË? Arbana Osmani mezi po pret të bëjë këtë gjë pas lindjes (FOTO) – AlpeGossip
DILEMA VESHJESH GJATË SHATZËNISË? Arbana Osmani mezi po pret të bëjë këtë gjë pas lindjes (FOTO)

DILEMA VESHJESH GJATË SHATZËNISË? Arbana Osmani mezi po pret të bëjë këtë gjë pas lindjes (FOTO)

Arbana Osmani duket se po e shijon në maksimum këtë periudhën e shtatzënisë, me pushimet nga jugu në veri të vendit!

Së fundi ajo ndodhet në Theth, ku po kalon disa ditë në ajrin e freskët dhe të pastër, nën shoqërinë e njerëzve të afërt.

Dje Arbana publikoi një foto ku shfaqej e veshur sportive me xhinse dhe një bluzë që i tregonte barkun e rrumbullakosur. Por ndjekësit, nuk janë mësuar me këtë look të Arbanës dhe menjëherë ia vunë këtë gjë në dukje:

“Ti je yll fare por këto pantallonat falja dikujt se nuk qenkan për ty”, i shkruante një ndjekëse.

Arbana nuk ngurroi aspak t’ia kthenet se kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjë pas lindjes. Moderatoria ia ktheu: “Mezi po pres”, me një emoji duke qarë që të lë të kuptosh se veshjet në periudhë shtatzënie janë një hall më vete.

Këto janë javët e fundit të shtatzënisë për moderatoren pasi pak kohë më parë ajo tha se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se bebushi mund të vijë në jetë këtë verë.