ANËT E ERRËTA TË MARRËDHËNIES NË ÇIFT/ Treguar në ilustrime zbavitëse (FOTO) – AlpeGossip
ANËT E ERRËTA TË MARRËDHËNIES NË ÇIFT/ Treguar në ilustrime zbavitëse (FOTO)

ANËT E ERRËTA TË MARRËDHËNIES NË ÇIFT/ Treguar në ilustrime zbavitëse (FOTO)

Të jetosh një marrëdhënie dashurie do të thotë të jesh në shkëmbim të vazhdueshëm. Shkëmbim vështrimesh dhe ndjenjash.

Shumë njerëz kalojnë kohë të gjatë në bashkimin me dikë tjetër, duke ëndërruar dashurinë e madhe të jetës së tyre, por kur e gjejnë, harrojnë se ky person është i rrethuar nga difektet.

Ky është detaji që shkatërron kryesisht lidhjet në çift.

Është gabim i madh të kërkosh dikë që nuk ka difekte. Dashuria është në gjërat e vogla dhe madje në ato më të thjeshtat.

Këtë beson Amanda Oleander, një artiste nga Los Angeles. Duke u frymëzuar nga marrëdhënia e vet, ajo krijoi një seri ilustrimesh që tregojnë momentet që kalon një çift.

Qëllimi është të tregojë se si është në të vërtetë dashuria kur askush tjetër nuk ju sheh.

Ajo ilustron shpesh Joey Rudman, për të cilin shprehet: “Kemi qenë bashkë për thuajse tre vjet. Është burri më i ëmbël që kam njohur ndonjëherë”. Pikërisht me këtë dashuri ajo krijoi ilustrimet, duke u frymëzuar edhe nga personat që ka patur rreth e rrotull.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga ilustrimet e saj më të mira.

 1. Nuk është aspak e lehtë të mbash një depilim perfekt, por nëse të do vërtet, nuk do jetë problem

2. Të flesh të përqafuar, edhe kur flokët e saj rrinë mbi fytyrën tënde

3. Pavarësisht të gjithave, ka edhe momente të bukura

4. Në pasuri e në varfëri, në rrëmujë dhe në sistemim…

5. T’i nënshtrohesh trajtimit të fytyrës, edhe pse nuk e ke kërkuar një gjë të tillë, edhe kjo është demonstrim i dashurisë

6. Mos mendo se do mund të luash i qetë? Ajo është gjithnjë në kërkim të vëmendjes

7. Kur ajo duket aq e ëmbël, por në fakt…

8. Konfidenca në shprehjen: “Zemër, më kalo një tampon të lutem”

9. Të përballosh ujin e nxehtë mund të jetë problem, por për dashurinë…

10. Të gjesh një të tretë në një moment intimiteti për dy vetë…