LEXOI LIBËR FETAR NË TRIBUNË/ Mësuesi nga Judaizmi “vjedh” vëmendjen e ndeshjes – AlpeGossip
LEXOI LIBËR FETAR NË TRIBUNË/ Mësuesi nga Judaizmi “vjedh” vëmendjen e ndeshjes

LEXOI LIBËR FETAR NË TRIBUNË/ Mësuesi nga Judaizmi “vjedh” vëmendjen e ndeshjes

Imazhet e një mësuesi nga Judaizmi që po lexonte një libër fetar gjatë një ndeshje futbolli janë bërë virale në rrjete sociale.

Edhe pse në fushë po bëhej një lojë e madhe mes Skocisë dhe Izraelit, për të ishte më interesante që të lexonte pak.

Mësuesi i identifikuar si Zev Leff është fokusuar në kamera teksa qëndronte në tribunë dhe mbante librin në dorë.

Sapo Beram Kayal shënoi golin e parë për Izraelin, e gjithë vëmendja ishte tek mësuesi. Madje komentatori tha: “Mendoj se ai e humbi golin. Mund të jetë duke lexuar diçka interesante.”

Pas asaj dite, në rrjete sociale shpërthyen komentet për këtë rast.