"NUK BËNË SEKS DERISA U MARTUAN"/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin zbulojn detajet e lidhjes - AlpeGossip
“NUK BËNË SEKS DERISA U MARTUAN”/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin zbulojn detajet e lidhjes

“NUK BËNË SEKS DERISA U MARTUAN”/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin zbulojn detajet e lidhjes

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan në shtator të 2018-s dhe tashmë tregojnë për “Vogue”, sekretet e marrëdhënies së tyre. Suksesi i romancës së tyre 12-javëshe para se të kurorëzoheshin, lidhet me shtratin.

Ata tregojnë se e “ruajtën veten” për ditën e martesës dhe mesa duke ka qenë një nga vendimet më të mira që kanë marrë.

Justin zbulon se ishin bindjet e tij fetare që, përfundimisht e detyruan të hiqte dorë nga ajo gjë e zakonshme, tek e cila 20-vjeçarët janë të interesuar kur lidhen. Këngëtari thotë se, kishte një problem të njohur me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale. Po, 1 vit pa seks për Justin!

Dhe kjo do të thotë që, ai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me Selena Gomez kur u ribashkuan, me të cilën i dha fund lidhjes në pranverë.

Feja duket se ka qenë pjesë e miqësisë së Justin dhe Hailey. Ata u takuan në qershor gjatë një meshe në një kishë dhe ishte ai takim që i dha atyre shkëndijën se nuk do të mbesnin vetëm miq.

Justin shpjegon: “Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”.

Pra, po, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale ishte arsyeja pse ata iu drejtuan gjykatës vetëm pas tre muaj lidhjeje. Por jo e vetmja arsye!

“Kur e pashë qershorin e kaluar, kisha harruar sesa shumë e kam dashur dhe sa më kishte munguar dhe sa ndikim pozitiv kishte në jetën time. E kuptova që kjo ishte ajo që po kërkoja”, tha Justin.

Dhe këtu kemi rikthimin e trendit, që ta ruani veten për njëri-tjetrin derisa të mendoni se keni gjetur personin e duhur!