E refuzoi hapur/ Ja kush është modelja që ia la “seen” mesazhet reperit Drake (FOTO) – AlpeGossip
E refuzoi hapur/ Ja  kush është modelja që ia la “seen” mesazhet reperit Drake (FOTO)

E refuzoi hapur/ Ja kush është modelja që ia la “seen” mesazhet reperit Drake (FOTO)

Modelja Heidi Klum ishte e ftuar në muajin shkurt në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” dhe luajti një ndër lojërat e preferuara të emisionit. Pra, Heidi duhet të zgjidhte bazuar në fotot që i shfaqeshin, dashurinë e jetës. Dhe gjatë lojës, supermodelja zbuloi se pëlqente shumë Drake!

Dhe e dini se ç’bëri Drake?! Gjeti menjëherë numrin e saj dhe nuk humbi asnjë moment t’i shkruante.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “The Ellen DeGeneres Show”, Heidi rrëfeu se Drake shkruajti një javë me vonesë, pasi ajo gjeti dashurinë e jetës një javë pas publikimit të emisionit! Ndaj, u detyrua t’ia lë “seen” mesazhin reperit të hitit “In My Feelings”.

“Më fal Drake! Ishe një javë me vonesë! Ai nuk e kishte numrin tim dhe as unë të tij. Ne kemi një mik të përbashkët dhe besoj se do t’ia ketë kërkuar atij. Dhe pasi gjeti numrin, më dërgoi një mesazh. Kur e pash thash me vete: ‘Oh Zot, kjo është shumë e çuditshme”! Por nuk i ktheva kurrë përgjigje sepse e gjeta dashurinë e jetës sime.” – tregoi supermodelja.

Mos u mërzit Drake, ndoshta herën tjetër do të kesh më shumë fat!