“BASHKËSHORTI MË DHA NJË SHANS…”/ 28-vjeçarja nuk heq dot dorë nga i dashuri për shkak të s*ksit – AlpeGossip
“BASHKËSHORTI MË DHA NJË SHANS…”/ 28-vjeçarja nuk heq dot dorë nga i dashuri për shkak të s*ksit

“BASHKËSHORTI MË DHA NJË SHANS…”/ 28-vjeçarja nuk heq dot dorë nga i dashuri për shkak të s*ksit

Një 28-vjeçare ka rrëfyer për “Dear Deidre” se nuk ndalet dot së tradhtuari bashkëshortin e saj, me të cilin ka plot gjashtë vite e martuar. Ajo ankohet se në shtëpinë e tyre ka vetëm debate dhe i dashuri që ka gjetur i plotëson atë që i mungon, shkruan “The Sun”.

Ja rrëfimi i plotë:

“Vazhdoj të kthehem te i dashuri im për të bërë seks, edhe pse e di që do ta humb burrin tim nëse ai e merr vesh përsëri. Burri më dha një shans kur zbuloi lidhjen tonë herën e parë, herën e dytë, dhe më paralajmëroi se nuk do të kishte një të tretë. Ai është 32 vjeç, unë jam 28 vjeç dhe kemi gjashtë vite të martuar.

Pavarësisht se jemi të martuar, ne vetëm debatojmë. Në fillim të vitit të kaluar, një djalë i ri iu bashkua agjencisë së marrëdhënieve me publikun ku unë punoj. Ai është 34 vjeç.

Asgjë nuk ndodhi për një kohë të gjatë, por gjatë pandemisë, ne u afruam. Një mbrëmje, ai më mori për një xhiro me makinë natën vonë. Burri nuk ishte në shtëpi, prandaj pranova.

Ne ndaluam dhe filluam të bisedonim për marrëdhëniet tona. Të dy e pranuam se ishim të tërhequr seksualisht nga njëri-tjetri dhe përfunduam duke bërë seks.

Seksi ishte i pabesueshëm. Ne vazhduam të fshiheshim për muaj të tërë. Gjatë gjithë kohës burri im mendoi se po takoja shoqet e mia. Por në janar, ai vuri re një kafshim në qafën time, të cilën nuk e kisha parë.

Ai e mori me mend menjëherë me kë kisha shkuar. Pas disa javësh, pranoi të më jepte një shans tjetër. Unë lashë punën time dhe planifikova të mos kisha asnjë kontakt me këtë djalë.

Por dy muaj më parë, ne u takuam përsëri. Nuk kaloi shumë kohë dhe u kthyem në rutinën e vjetër. Unë thjesht nuk mund të ndalem së shkuari atje. Seksi është shumë i mirë, dhe ai më bën të ndihem e dëshiruar”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ju duhet t’i jepni fund kësaj situate. Ky djalë po ju jep vëmendjen që dëshironi aq shumë nga burri juaj, kështu që derisa të rregulloni problemet në martesën tuaj, do të vazhdoni të tundoheni nga ai.

Filloni të komunikoni me burrin tuaj në dhomën e gjumit për atë që funksionon për ju. Përmirësimi i jetës tuaj seksuale është çelësi për të përmirësuar martesën tuaj”.