Alban Ramosaj sapo publikoi këngën e re/ Nuk po ndalojmë dot së e dëgjuari (VIDEO) – AlpeGossip
Alban Ramosaj sapo publikoi këngën e re/  Nuk po ndalojmë dot së e dëgjuari (VIDEO)

Alban Ramosaj sapo publikoi këngën e re/ Nuk po ndalojmë dot së e dëgjuari (VIDEO)

Ai njihet për stilin e tij të veçantë dhe tepër emocional të të kënduarit. Këngët e tij janë krahasuar shpesh me ato të Lana Del Rey dhe jo më kot.

Alban Ramosaj di gjithnjë si të na habisë dhe e ka bërë sërish sot. Ai vjen me një këngë të re këtë fund gushti që titullohet “A thu pse” dhe nëse ende nuk e keni një këngë fiksim nga vera, ja ku e keni.

Kënga i kushtohet dashurisë dhe një vajze që është larguar, por që ka mbetur në mendje dhe në zemrën e një djali që nuk i përket kujt tjetër veç saj.

Refreni:

Nuk t’kom afër e m’ke ik shumë larg.

A thu pse?

(Pse ke ik? Pse ke ik?

Pse ke ik prej meje?)

Nuk du tjetër

Veç ty du me t’pas

A thu pse?

(Zemra boom, zemra boom,

Zemra boom prej teje)

N’menjen teme nuk kom tjetër imazh

A thu pse?

(Pse ke ik? Pse ke ik?

Pse ke ik prej meje?)

Kënga bëri bujë pa dalë ende, kur Albani “akuzoi” Era Istrefin se i kishte kopjuar idenë e klipit. Ai është xhiruar në det dhe në sfond shfaqen vetëtima, njësoj si në këngën e Istrefit “Oh God”.

Por në vend të Erës, në klipin e Albanit shfaqet ish-modelja e “iconstyle.al”, Alesia Noka, e cila si gjithnjë duket mjaft joshëse e veshur me një body të zi.

Të përqafuar dhe të lagur buzë detit, Albani dhe Alesia dhurojnë disa skena mjaft romantike që ju ftojmë t’i ndiqni më poshtë.