Ngjashmëri e frikshme: Zbulohen sozitë e Oriola Marashit dhe Elena Likës (FOTO) – AlpeGossip
Ngjashmëri e frikshme: Zbulohen sozitë e Oriola Marashit dhe Elena Likës (FOTO)

Ngjashmëri e frikshme: Zbulohen sozitë e Oriola Marashit dhe Elena Likës (FOTO)

Njëra me forma bombastike e tjetra super elegante, njëra brune e tjetra bjonde, Oriola Marashi dhe Elena Lika janë dy modelet shumë të komentuara dhe që tërheqin shpesh vëmendjen me fotot që postojnë në Instagram.

 

Oriola dhe Elena janë gjithashtu shumë mikesha dhe shpeshherë shihen bashkë apo duke ngacmuar njëra-tjetrën me postime në Instastory.

Këtë herë ka qenë Oriola ajo e cila ka zbuluar sozinë e vetë dhe të mikeshës së saj me një foto ku shfaqen dy vajza, njëra brune si Oriola dhe tjetra bjonde me kaçurrela si Elena.

Vajzat që duket të jenë po ashtu modele, ngjajnë shumë me Oriolën dhe Elenën ç’ka ka bërë që edhe fansat e tyre të habiten.