Moderatori i njohur i “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi, u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit që kaloi. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë që çifti e pagëzoi me emrin shumë të veçantë, Rroa.
Herë pas here, ai ndan me ndjekësit foto me të voglën e tij, ndërsa ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një dedikim për të atin që me siguri do t’ju bëjë të qani.
“Sot 10 vjet më parë mbetet dita më e vështirë e jetës time. Ishte mëngjesi i parë që po e nisja pa ty. Bab, shumë jam menduar atë ditë, e edhe më shumë ditëve të tjera pas saj, duke e pyetur veten se si do të mundem t’ja dal pa ty. E kam ndjerë aq fort, çdo herë, forcën tënde, energjinë që ke ditur të ma japësh edhe kur fizikisht s’të kisha më afër. Edhe tani që po e shkruaj këtë kujtim po e ndjej praninë tënde.
Bab, sot 10 vjet pas ikjes tënde fizike, unë po besoj që ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat që ti m’i dite. Dashurinë dhe përkushtimin për familjen nuk e humba, por po më ngel merak që nuk ishte edhe pak që t’a shihje suksesin e dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë më kanë dhënë këto vite. Uroj që ti të ishte këtu sot, se ti je meritori për të gjitha arritjet e mua, e do të doja të të tregoja se sa shumë ka njerëz që më thonë çdo ditë “Lum prindërit që të kanë!”
Bab, mungesa e dashuria për ty nuk matet me këto rreshta, e as me suksesin e kësaj bote, ama është ajo dashuri që na ka udhëqur në jetë, e për këtë falenderues përjetësisht do të jemi.”- janë fjalët e Labit në postim.