Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr here pas here për pamjen e saj fizike por shpeshëherë edhe muzikën. Ronela u ka bërë thirrje atyre se kohën që haxhojnë duke i komentuar asaj ta shfrytëzojnë për të fituar para.
“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.
Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.
Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj.