Capital T po bëhet gati për koncertin më të madh që ka mbajtur ndonjëherë në Tiranë! Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në datën 19 shtator dhe Capital T e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet. Pak ditë më parë u konfirmua artistja e parë që do të performojë me Capital T dhe ajo është… Dhurata Dora.
Ata janë miq të mirë prej kohësh, si dhe kanë bërë edhe bashkëpunime me njëri-tjetrin si kënga “Bongo” e cila pati shumë sukses. Ndërkohë sot është zbuluar meri i dytë i këngëtarit që do të shoqërojë Trimin në koncertin e tij.
Bëhet fjalë për Majk-un e Babastars, i cili e ka dhënë vetë lajmin për performancën në koncert. “Tiranë! Më datë 19 shtator në sheshin ‘Nënë Tereza’”, shprehet reperi në një video ku shfaqet me Capital T.
Thuhet se do të jenë edhe disa artistë të tjerë në koncert, vetëm se ende nuk janë zbuluar emrat, pasi Capital T dëshiron të mbeten surprizë për ditën e madhe.