BIPOLARITETI/ Zbuloni çfarë është dhe a vuani prej tij. Njihuni me simptomat dhe si ta luftoni – AlpeGossip
BIPOLARITETI/ Zbuloni çfarë është dhe a vuani prej tij. Njihuni me simptomat dhe si ta luftoni

BIPOLARITETI/ Zbuloni çfarë është dhe a vuani prej tij. Njihuni me simptomat dhe si ta luftoni

Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme behën të paparashikueshme dhe të shtuara. Njerëzit bipolar shumë shpejt shkojnë nga ekstremi në ekstrem, pra nga të lumtur dhe energjikë në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.

Luhatjet e humorit mund të ndikojnë në aktivitetin e përditshëm, gjumë, sjellje, arsyetim apo edhe në aftësinë e të menduarit. Bipolariteti përshin maninë dhe hipomaninë, që kanë të bëjnë me rritjen e energjisë, shpërqendrimin dhe euforinë, si dhe depresioni që është e kundërta e manisë dhe hipomanisë.

Shkaqet e biopolaritetit nuk dihen, por disa faktorë që mund të ndikojnë janë: ndryshimet biologjike si dhe gjenetika. Për ta parandaluar duhet t`i kushtohet rëndësi e madhe shenjave paralajmëruese si dhe duhet kërkuar menjëherë ndihma e psikologut. Bipolariteti mund t`i çojë njerëzit që vuajnë prej tij drejt veprimeve të dëmshme për veten apo njerëzit përreth, si edhe drejt vetëvrasjes.