FOTOGRAFOHEN TË 3 NË PUBLIK/ Bora Zemani i prezanton djalin Donaldit – AlpeGossip
FOTOGRAFOHEN TË 3 NË PUBLIK/ Bora Zemani i prezanton djalin Donaldit

FOTOGRAFOHEN TË 3 NË PUBLIK/ Bora Zemani i prezanton djalin Donaldit

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ka përgatitur një super festë për ditëlindjen e djalit të tij, Divin. Të ftuar në ditëlindjen ishin shumë personazhe të njohur dhe një ndër tyre ishte edhe aktori i ‘Al Pazar’, Donald Veshaj.

Donaldi ka publikuar disa video nga festa, ndërkohë që siç duket ai ka qenë i shoqëruar edhe nga moderatorja Bora Zemani me të cilën po thuhet që është në një lidhje. Po ashtu edhe Bora ka publikuar një video nga ditëlindja e Divinit ku gjithashtu ka zbuluar se pranë saj dhe Donaldit është edhe djali i saj Arbor.

Siç duket Bora i ka prezantuar tashmë vogëlushin Donaldit me të cilin prej muajsh tashmë po përflitet se janë në një lidhje. Ndonëse ata ende nuk e kanë pranuar janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.