E PUSHOI NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Graciano tregon ç'ndodhi kur takoi Albi Nakon - AlpeGossip
E PUSHOI NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Graciano tregon ç’ndodhi kur takoi Albi Nakon

E PUSHOI NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Graciano tregon ç’ndodhi kur takoi Albi Nakon

Në dhjetor të vitit të kaluar, balerini Graciano Tagani tregoi se ishte larguar nga trupa e baletit të Albi Nakos thjesht me një mesazh dhe pranoi publikisht se nuk e priste këtë.
“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano në emisionin “Thumb”.

I ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Graciano ka treguar para kamerës se në fakt e ka takuar Albin pasi e pushoi nga puna me një mesazh.
“Jam takuar me Albin, edhe kaq”, ka rrëfyer Graciano, duke mos preferuar të japë detaje të tjera sesi shkoi takimi i tyre.