Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Çimi , ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Teksa bisedonte së bashku me të ftuarit e tjerë, ai vendosi që të tregonte edhe arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij. E të gjithë u habitën kur mësuan se ata janë ndarë pasi Çimi e ka tradhtuar atë.
“E kam tradhtuar ish-gruan, pa dashje më kapi mat dhe s’ kisha shans të shpëtoja. Ishte gabim fatal dhe duhej patjetër që të ndaheshim”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”.
Ndërkohë që kjo deklaratë ishte e papritur për publikun dhe të ftuarit e tjerë në studio, Çimi vijoi të tregonte detaje të tjera.
“Ishte hera e parë që e tradhtoja dhe e kisha fikur telefonin. Ajo e dinte ku qëndroja dhe erdhi na gjeti bashkë në orën 2 të natës”, tha ndër të tjera ai.