Prej ditësh mediat janë duke shkruar për deklaratat e Mustafa Nanos kundër Ilda Bejlerit e Bora Zemanit i cili i quante të papërshtatshme e vulgare veshjet me të cilat moderatoret e sportit dalin në ekran.
Në një kohë që të gjithë e kanë mendjen tek Ilda Bejleri e cila në një postim të disa orëve më parë deklaroi se ka në plan ta hedhë në gjyq gazetarin për fyerje, Dasara Karaiskaj mendon se në fakt është një tjetër dhe jo Ilda ajo që duhet të kritikohet.
Në një postim në Instagram, Dasara shkruan:
“Merren me Ilda Bejlerin. Kjo gaze…arja e re qenka ç’qenka. E vura sfondin Lejla se kështu e paska emrin.”
Sipas shkrimit Dasara po i refrohet Leila Krajës, një nga moderatoret më të reja të sportit. Prej pak kohësh Leila punon si gazetare sportive në “Bar Skedina” në Digitalb. Duket së për Dasarën ajo që duhet kritikuar në fakt është Leila.