Linda Rei është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në shoëbizin shqiptar që pas daljes së saj të parë në ekran.
Linda kohët e fundit ka provokuar në rrjetet sociale duke postuar foto të ndryshme ku shfaqet gjysmë e zhveshur, por mesa duket kjo gjë nuk ka kaluar pa kapur nga faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram.
Faqja ka postuar një video që për Lindën është shumë ofenduese, pasi tregon një çift që puthet deri sa djali e merr vesh që vajza është transvestit dhe ka organ gjenital mashkullor.
Siç duket kjo video nuk i ka pëlqyer aspak Lindës dhe me të drejtë ajo ka kërkuar që ta heqin atë video, por mesa duket kjo kërkesë e saj ka rënë në vesh të shurdhët, pasi të rinjtë jo vetëm që nuk e kanë hequr, por e kanë postuar sërish.
Por Linda jua ka prerë shkurt duke ju thënë: “Hë pra aman se më ka marrë malli hahahah, se as mami im s’ka më foto siç kam qenë.”
Sherri nuk ka mbaruar me kaq Linda ka postuar një InstaStory, tallet me adminin e faqes.