STRESI I HEDH BENZINË ZJARRIT/ Pas Feros, nis thumbat kundër Noizyt (FOTO) – AlpeGossip
STRESI I HEDH BENZINË ZJARRIT/ Pas Feros, nis thumbat kundër Noizyt (FOTO)

STRESI I HEDH BENZINË ZJARRIT/ Pas Feros, nis thumbat kundër Noizyt (FOTO)

Ditën e djeshme, Fero lançoi këngën e tij të re të titulluar “1 e keni”.

Kënga e re ishte një diss i hapur kundër Noizy-t, ku përmendte bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa.

“Fansa du me ju lajmëru diçka, ju lutna mos disrespektoni motrat Mustafa. Në asnjë mënyrë diss-i nuk është për ato, diss-i është ju e dini për kon. Kërkoj falje motrave Mustafa dhe kam respekt për juve.”- shkroi Fero krahas fotos së publikuar në InstaStory.

Këtij thumbi, Noizy iu përgjig me një foto nga tualeti, duke shkruar se koha e tij ishte më e vlefshme sesa të merrej me Feron.

Mirëpo, pas Feros edhe Stresi i ka hedhur një thumb Noizy-t.

Në InstaStory, reperi ka publikuar këngën e re të Feros, krahas së cilës qesh me të madhe, duke lënë të kuptohet se e ka me Noizy-n.

Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar pas postimit të Stresit.