JENI GATI PËR THYERJE PJATASH? Renato zbulon PAMJET nga shtëpia e "Hell’s Kitchen" - AlpeGossip
JENI GATI  PËR THYERJE PJATASH? Renato zbulon PAMJET nga shtëpia e “Hell’s Kitchen”

JENI GATI PËR THYERJE PJATASH? Renato zbulon PAMJET nga shtëpia e “Hell’s Kitchen”

Disa javë më parë shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, lajmëroi se në tetor të këtij viti do të niste edicioni i dytë i ‘Hell’s Kitchen’. Ai tha se ndryshe nga vitet e tjera shtëpia ku konkurrentet do të qëndronin do të ishte në përmasat e shtëpisë së ‘Big Brother’ ku nuk do të mungonte gjithashtu dhe pishina.

I pyetur nga fansat se nëse dhe këtë sezon do të kishte thyerje pjatash dhe të bërtitura, Renato konfirmoi se do të kishte pasi sherri është pjesa që pëlqen më shumë publiku.

Ndërkohë së fundmi, Mekolli nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar disa pamje nga studio gjigande ku konkurrentët do të gatuajnë, por edhe pjesë të shtëpisë super të madhe ku ata do jetojnë. Siç shihet çdo gjë është duke përfunduar, ndërsa dekorin e shtëpisë Renato ka preferuar ta mbaj surprizë.

“Hell’s Kitchen Albania 2. Puna vazhdon…1000 metër katror Hell’s Kitchen në studion gjigande të Top channel po punohet me ritme të shpejta, për të sjellë një super garë e një super reality show. Kuzhinë e re dhe një shtëpi e re gati për të gjithë. Nga Tetori kuzhina më e famshme në Shqipëri do të ndezi z.ja.r.ri.n në gjithë Shqipërinë”, ka shkruar Mekolli krahas postimit.