Ç’truke përdorin VIP-at e shkurtër për t’u dukur më të gjatë – AlpeGossip
Ç’truke përdorin VIP-at e shkurtër për t’u dukur më të gjatë

Ç’truke përdorin VIP-at e shkurtër për t’u dukur më të gjatë

Që nga binjaket Olsen e deri tek Kim Kardashian, të gjithë njerëzit e famshëm më të shkurtër se të tjerët kanë truket e tyre për t’u dukur më të gjatë.
Binjaket Olsen përshembull sigurohen që rrobat të jenë fiks në masën e tyre.

Zow Kravitz preferon copa të plotë, që i rrinë sikur të jenë qepur për të, shoqëruar me taka për të krijuar iluzionin e një siluete më të gjatë.

Rachel Bilson ia di rëndësinë një palë xhinseve të mira dhe gjatësisë së duhur. Për personat e shkurtër rekomandohen xhinse e pantallona që priten mbi kyç.

Pantallonat e shkurtra gjithashtu i bëjnë këmbët të duken më të gjata, si Kim Kardashian në këtë rast.

Fustanet e gjatë, le të jenë pak më të shkurtër. Zgjidhni një fustan treçerekësh, si Nicole Richie.

Beli i theksuar funksionon gjithmonë. Nëse beli duket më i hollë, këmbët duken më të gjata dhe pikërisht këtë duam të arrijmë.

Kur ju duket se asgjë s’po funksionon, vishni një ngjyrë kokë e këmbë, si Emilia Clarke.