PAS DISA KOHËSH MUNGESË/ Xhoana Nano shfaqet në Tiranë (FOTO) – AlpeGossip
PAS DISA KOHËSH MUNGESË/ Xhoana Nano shfaqet në Tiranë (FOTO)

PAS DISA KOHËSH MUNGESË/ Xhoana Nano shfaqet në Tiranë (FOTO)

Pas disa kohësh mungesë nga skena publike shqiptare dhe një vit nga zgjedhjet për Presidentin ja ku rishfaqet Xhoana Nano, vajza tiranase që pak vite më parë tronditi botën e socialistëve dhe të politikës me martesën me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Shpesh është përfolur se jeta e saj ka qenë e fokusuar midis Vjenës dhe Tiranës, por në fakt nuk është aspak kështu. Xhoana Nano, gruaja e ish-kryeministrit socialist duket se ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në vendlindjen e saj.

Ajo është shfaqur krejt papritur në një festë mes mikeshash të ngushta në kryeqytet, në një prej dyqaneve ku ajo shkon shpesh për të bërë shopping. Flitet se prej pak kohësh ajo është vendosur në Tiranë, ku po merret seriozisht me biznesin e saj si dhe mirërritjen e djalit, i cili vijon studimet në një nga shkollat private.