Pasi u kap MAT me një femër tjetër, Majk RIKTHEHET tek ish e dashura – AlpeGossip
Pasi u kap MAT me një femër tjetër, Majk RIKTHEHET tek ish e dashura

Pasi u kap MAT me një femër tjetër, Majk RIKTHEHET tek ish e dashura

Reperi i njohur Majk përveç se një nga këngëtarët më të suksesshëm në vendin tonë është dhe një nga më të komentuarit nga mediat rozë. Ai prej muajsh është përfolur se është në një lidhje me modelen kosovare, Melita Nushi. Dyshja edhe pse nuk e ka pranuar publikisht lidhjen janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo një muaj më parë këngëtari shqiptar u kap mat me një femër tjetër të panjohur në një event. Kjo foto ngriti shumë dyshime se ajo ishte e dashura e Majk dhe se reperi i kishte dhënë fund lidhjes me Melitën.

Mirëpo sipas burimeve pranë ‘Prive’ kanë treguar se pas një ndarje Melita dhe Majk janë rikthyer sërisht bashkë. Mbetet për tu parë nëse çifti do e bëjë publike lidhjen këtë herë.