DUKE SHIJUAR NJËRI-TJETRIN/ Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci arratisen në vendin ekzotik – AlpeGossip
DUKE SHIJUAR NJËRI-TJETRIN/ Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci arratisen në vendin ekzotik

DUKE SHIJUAR NJËRI-TJETRIN/ Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci arratisen në vendin ekzotik

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci konfirmuan vetëm pak kohë më parë lidhjen e tyre të dashurisë.

Publikohet fotografia e parë e përbashkët e Robert Berishës dhe të dashurës së re, Laureta Maqedonci - Telegrafi

Para pak javësh këngëtari zbuloi se po përjeton një lidhje të re dashurie me Lauretën dhe kjo e fundit publikoi fotën e parë krah të dashurit të saj në rrjetet sociale.

Çifti më i ri i showbizit tashmë po shijojnë pushimet së bashku, jashtë vendit.

Me disa video në Instastory, Roberti ka treguar se ndodhen në Meksikë.

Dyshja duken të buzëqeshur, teksa pozojnë për video.

 

Laureta duket në super formë, veshur me një palë bikini të bardha.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, çifti shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin.

Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.