PRINDËRIT MUND TË DËNOHEN!/ Ndëshkimi fizik i fëmijëve vjen me pasoja të rënda – AlpeGossip
PRINDËRIT MUND TË DËNOHEN!/ Ndëshkimi fizik i fëmijëve vjen me pasoja të rënda

PRINDËRIT MUND TË DËNOHEN!/ Ndëshkimi fizik i fëmijëve vjen me pasoja të rënda

Psikologët sugjerojnë se çdo prind apo i afërm që godet fëmijët duhet dënuar me ligj, pasi një fenomem i tillë ka pasoja negative në shëndetin mendor të të vegjëlve.

Sipas tyre, ndëshkimi fizik mund të sjellë efekte negative përgjatë gjithë zhvillimit të fëmijës.  Goditja, sado e papërfillshme, nuk është një metodë e mirë për të disiplinuar fëmijët, në asnjë lloj rrethane.
Duke bërë këtë, gjithçka prindi do të arrijë është të bëjë fëmijën edhe më agresiv se më parë, duke i diktuar atij se dhuna është zgjidhja e vetme.

Në fillim të këtij viti, u bë me dije se qeveria e Wells-it, propozoi që populli i tij të jepte verdiktin rreth ndalimit me ligj të ndëshkimit fizik të fëmijëve. Këta të fundit, kanë gjithë të drejtën të mbrojnë veten nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca.

Një ligj i tillë është ende duke u shqyrtuar në shumë vende, përfshi këtu Suedinë, Irlandën, Spanjën, Gjermaninë dhe Portugalinë.