Fansi e propozon për martesë me mesazhe, Roza Lati: “Vdeksha” – AlpeGossip
Fansi e propozon për martesë me mesazhe, Roza Lati: “Vdeksha”

Fansi e propozon për martesë me mesazhe, Roza Lati: “Vdeksha”

Nuk është hera e parë që Roza Lati merr një propozim për martesë, por ky ishte ndryshe nga të tjerët.

Pasi kaloi një mbrëmje në teatër me të ëmë, aktoren e njohur Rita, moderatorja tregoi se mori kërkesë të veçantë nga një ndjekësi i saj.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, shkroi djali me emrin Reinaldo Gaci në mesazhin e publikuar prej saj. Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: “Po sigurisht, je fiks për mua”.

“Lajmin” e martesës ia dha menjëherë të ëmës, e cila pyet se me kë.

“Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj”, shkroi djali.

Dhe Rozës duket sikur iu mbush mendja!