Bes Kallaku i bën urimin përlotës Ijes, por përfundon në debat me komentuesin – AlpeGossip
Bes Kallaku i bën urimin përlotës Ijes, por përfundon në debat me komentuesin

Bes Kallaku i bën urimin përlotës Ijes, por përfundon në debat me komentuesin

Aktori Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft prekës me rastin e ditëlindjes së gjyshes së tij Ijes. Ai ka publikuar një foto ku kanë dalë bashkë gjyshe-nip, ndërsa i shpreh falënderimet që e ka rritur me dashuri.

Besi falënderon Zotin që Ija e tij do jetojë që të shohë stërnipin ose stërmbesën dhe ta vërë në gjumë si nipin e saj dikur:

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen duke te thënë “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Veç do te te them 1000 falënderime që më ke rrit, 1000 falënderime qe gatuan bukën me te shijshme ne bote, 1000 falënderime qe për çdo bekim qe më kë dhënë, për çdo rrënjë domateje qe kemi mbjell bashkë, për djathin, gjalpin, reçelin, mullagat, zambakët e kurorat me lule dele mbi koke. Edhe ne pastë njeri që më ka mësuar të jem vetvetja edhe i natyrshëm, ajo je ti. 1000 falënderime që jetën e sheh vetëm me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove të gjithëve që “robi plaket kur don vet”. Zemra jote është tempull dashurie për fëmijët dhe të gjithë nipërit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Të duam shumë. Edhe lavdi Zotit që do të jetosh ditën të shohësh fëmijën tim, e ta vesh në gjumë “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur”.

 

Ky urim i ka emocionuar fansat e tij të cilët i kanë uruar jetë të gjatë gjyshes. Por komenti i një fansi ka bërë që Bes Kallaku të hyjë në debat me të.

Komentuesi uron boksierin Krist Prenga në vend të Ijes, pasi sipas tij, Besi ia ka dhënë atij adresën e Instagramit të gjyshes, pasi ajo arriti 100 mijë ndjekës.

Komentuesi: “Edhe 100 Krist Prengës ,, suksese kampion na ndero!”

Komentuesi: “Të gjithë nga fshati jemi bisha, po ideja është që Instagramin e famshëm të Ijes ia mori Krist Prenga e tani i ka hap tjetër”

Komentuesi: “Këtë të riun sa të kapë 100k mendohet që mund ta marrë ndonjë boksier tjetër”

Bes Kallaku: “O humorist, ik e jepi një përqafim gjyshes tënde ik, pastaj hajde bëj humor këtu me komente”.

Komentuesi: “Jo mo plak e mbulon ti digasterin e humorit s’po të merr njeri bukën pa merak ,, Po e kam perqafuar se ashtu mendoj që mund të jepet dashuria ,, doja ta merrja njëherë nëpër party se është sot s’është nesër po të bëja dhe ndonjë lajm po vk thash s’jam humorist po e lej si mhb ,, Doja t’i hapja Instagram pastaj e të thoja i bon vet postimet gjyshja ., po ajo e shkreta maksimumi i teknologjisë që kuptoi në jetë ishte që jeshilja në tel është për të hap telefonatën dhe ku ngrihet volumi TV dhe e lash dhe këtë si mhb ,, po prap do e mendoj se më është bërë 1 shok boksier e s’po kap dot followersa “.