"KAM PËRFUNDUAR ME KOKËN MBI KOMODIN"/ Bes Kallaku zbulon se si Xhensila e nxorri nga krevati (FOTO) - AlpeGossip
“KAM PËRFUNDUAR ME KOKËN MBI KOMODIN”/ Bes Kallaku zbulon se si Xhensila e nxorri nga krevati (FOTO)

“KAM PËRFUNDUAR ME KOKËN MBI KOMODIN”/ Bes Kallaku zbulon se si Xhensila e nxorri nga krevati (FOTO)

Kanë vetëm pak muaj që Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të parë dhe duket se lindja e Ajkës ka ndryshuar gjithçka në familjen e tyre.

I ftuar sot tek “Rudina” Besi zbuloi se gjumi është një nga gjërat kryesore që ka ndryshuar në përditshmërinë e tyre.

Jo vetëm që flenë shumë pak orë, por edhe kur arrijnë të flenë u duhet të bëjnë sakrifica.

“Ta marrim gocën me ne, të flejë me ne. Në fillim Xhensila më thoshte: ‘Besi shtyhu pak andej, fli në cep’ ndërsa tani kam përfunduar me kokën mbi komodinë” – u shpreh me humor aktori i njohur.

Ndërsa vetë Xhensila në një intervistë së fundmi ka treguar se tani është shumë protektive ndaj të bijës dhe e ka përshkruar vetën me shaka si “kujdes, kafshon”.