“TË KISHA NUSE DHE MAKINË”/ Bes Kallaku bën realitet këto 4 ëndrra të fëmijërisë (FOTO) – AlpeGossip
“TË KISHA NUSE DHE MAKINË”/ Bes Kallaku bën realitet këto 4 ëndrra të fëmijërisë (FOTO)

“TË KISHA NUSE DHE MAKINË”/ Bes Kallaku bën realitet këto 4 ëndrra të fëmijërisë (FOTO)

Ditën e sotme aktorët e “BE Coffee”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku ishin të ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’. Përveç karrierës së tyre, tre aktorët e humorit treguan edhe detaje të pazbuluara më parë për jetën private. Besi nuk ngurroi të ndante me të gjithë një histori të fëmijërisë, që dëshmon se nëse ke vërtet dëshirë për diçka mund ta realizosh.

Ai ka treguar se kur ka qenë i vogël ka shkruar në një fletore dëshirat e tij më të mëdha. Ndër to përfshihej që në të ardhmen të kishte një shtëpi, nuse dhe makinë të bukur dhe sigurisht që të bëhej aktor. Me shumë punë i ka realizuar të gjitha dhe ai tha se është shumë i lumtur për këtë. Megjithatë fletoren vazhdon ta ruajë akoma, ndoshta si një kujtim të bukur të fëmijërisë së tij.