Shumë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur për shkak të tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit. Familja Fejzullahu kontriboi duke dhuruar një shumë prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Lajmin e bëri të ditur Ermali, i cili u shpreh se po e bënte publike për të sensibilizuar të gjithë popullin.
Fatkeqësisht, përpos shqiptarëve që humbën shtëpitë, më tragjik është fakti se shumë të tjerë humbën dhe jetën si pasojë e tërmetit. Mes tyre dhe vëllezërit Abazi nga Gjilani. Vëllezërit kishin ardhur në Durrës për punë dhe po qëndronin në njërin prej hoteleve që u shemb, duke lënë pas 6 jetimë. Në shumën e dhuruar prej 100 mijë eurosh, Ermal Fejzullahu ka konfirmuar se do të merret personalisht me ndërtimin e shtëpisë Abazi dhe është zotuar se do t’i qëndrojë pranë familjareve.