E THOTË TROÇ/ Alfio Rrotani: Ja çfarë nuk më pëlqen tek Fatma – AlpeGossip
E THOTË TROÇ/ Alfio Rrotani: Ja çfarë nuk më pëlqen tek Fatma

E THOTË TROÇ/ Alfio Rrotani: Ja çfarë nuk më pëlqen tek Fatma

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe ata nuk ngurrojnë që herë pas here të ndajnë detaje nga jeta e tyre me ndjekësit në rrjete sociale. Mes angazhimeve në punë, sot dyshja kanë gjetur mundësinë që të zhvillojnë një intervistë virtualisht me njerëzit që i ndjekin.

Fatma i ka lënë të lirë të gjithë ta pyesin Alfion për çdo gjë që dëshirojnë të dijë. Mes pyetjeve më të shpeshta ishte: Çfarë nuk pëlqen Alfio tek Fatma?

Si fillim ai tha se pëlqen çdo gjë tek, ajo, por më vonë u dorëzua dhe tregoi se nuk i pëlqen që i bërtet për budallallëqe (që për Fatmën nuk janë të tilla). Ndërsa kur u pyetën nëse bëhen xheloz për njëri-tjetrin të dy thanë jo, por Fatma nuk u shpreh aq e bindur për Alfion. Kur vjen punë tek dashuria Fatma thotë se Alfio e do atë më shumë me fjalë, kurse ajo e shpreh me vepra. Çifti janë edhe prindër të një vogëlushi shumë të ëmbël, Noah, për të cilin Alfio thotë me shaka se ja ka marrë Fatmën

VIDEO

Kujtojmë se pak javë më parë, Fatma u rikthye sërish në ekran pas një mungese goxha të gjatë. Fatma i është bashkuar stafit të televizionit “Euronews Albania”, ku drejton një emision të sajin, “Gen Z”, me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre.