“NUK MENDOJ SE KA MOMENT MË MAGJIK SE…”/ Elona Pitarka publikon VIDEON e veçantë duke i dhënë gji vajzës – AlpeGossip
“NUK MENDOJ SE KA MOMENT MË MAGJIK SE…”/ Elona Pitarka publikon VIDEON e veçantë duke i dhënë gji vajzës

“NUK MENDOJ SE KA MOMENT MË MAGJIK SE…”/ Elona Pitarka publikon VIDEON e veçantë duke i dhënë gji vajzës

Në muajin mars Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Në momentet e ëmbla me të bijën që është bërë kryefjala e ditëve të saj s’ka munguar as një video ku Eliona ushqen me gji Galën.

Aktorja i është bashkuar mamave të showbiz-it që kanë hequr çdo kompleks që mund të kenë pasur, duke i dhënë gji fëmijëve të tyre në publik.

Për Elionën, ky është momenti më magjik mes një nëne dhe një fëmije.

“Nuk mendoj se ka momente më magjike me beben tënde, sesa kur e ushqen me gji.”- ka shkruar ajo krahas videos.

VIDEO

Ndonëse nuk e tregon kurrë, pak ditë më parë aktorja ndau si rrallëherë edhe një foto të partnerit, i cili mbante Galën në kraharorin e tij dhe flinin bashkë.

Më herët Eliona ka treguar se bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm në procesin e lindjes së vogëlushes për shkak të pandemisë, edhe pse ajo do ta donte shumë këtë gjë.